Nagavci: Kurti po e vazhdon angazhimin për çështjen e presidentit, besoj në ditët në vijim të kemi propozime konkrete - Gazeta Express
string(115) "nagavci-kurti-po-e-vazhdon-angazhimin-per-ceshtjen-e-presidentit-besoj-ne-ditet-ne-vijim-te-kemi-propozime-konkrete"

Ballina

Gazeta Express

14/04/2026 14:07

Nagavci: Kurti po e vazhdon angazhimin për çështjen e presidentit, besoj në ditët në vijim të kemi propozime konkrete

Ballina

Gazeta Express

14/04/2026 14:07

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Ajo ka thënë se Kurti po i vazhdon përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për presidentin.

Ajo ka thënë se shpreson që në ditët në vijim të gjendet zgjidhje dhe të ketë emra konkret.

“Sa i përket çështjes së presidentit, Kryeministri Kurti po i vazhdon përpjekjet e tij, besoj në ditët e mbetura të arrijmë një pajtueshmëri dhe mbështetje, gjegjësisht propozime konkrete dhe të gjejmë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Nagavci.

Shefja e GP ka thënë se në momentin që do të ketë diçka të re rreth kësaj çështje, do të njoftohen të gjithë.

“Pas takimeve që ka pasur me Abdixhikun, z. Kurti ka folur për media. Sapo të ketë diçka të re, do t’i ndajmë të dhënat me ju dhe qytetarët”, ka thënë ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement