Kurti e Haxhiu si u.d e presidentes ia zgjasin mandatin shefit të AKI-së edhe për 5 vjet - Gazeta Express
string(88) "kurti-e-haxhiu-si-u-d-e-presidentes-ia-zgjasin-mandatin-shefit-te-aki-se-edhe-per-5-vjet"

Ballina

Gazeta Express

14/04/2026 16:44

Kurti e Haxhiu si u.d e presidentes ia zgjasin mandatin shefit të AKI-së edhe për 5 vjet

Ballina

Gazeta Express

14/04/2026 16:44

U.d e presidentes Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti ia kanë zgjatur sot mandatin edhe për pesë vite shefit të AKI-së, Petrit Ajetit.

Haxhiu ka shkruar se vendimi pasqyron besimin në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e Ajetit në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve të sigurisë.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës vlerësohet si institucion me kredibilitet, profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë në rrafshin nacional, atë rajonal dhe më gjerë.

Njoftimi i Haxhiut:

Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera.

Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë.

Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement