Nadal i lënduar, heq dorë nga turnetë Indian Wells e Miami Open - Gazeta Express
string(62) "nadal-i-lenduar-heq-dore-nga-turnete-indian-wells-e-miami-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2023 10:18

Nadal i lënduar, heq dorë nga turnetë Indian Wells e Miami Open

Sporte tjera

Gazeta Express

01/03/2023 10:18

Rafael Nadal ka hequr nga turnetë Masters 1000, Indian Wells e Miami për shkak të lëndimit.

Tenisti spanjoll nuk ka garuar që nga humbja në rundin e dytë të Australian Open, të pësuar muajin e kaluar.

Lexo Edhe:

36 vjeçari pritej të mbetej jashtë fushave të gjelbra nga gjashtë deri në tetë javë, pas lëndimit të kofshës, që ia shkaktoi humbjen nga Mackenzie McDonald, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne urojmë që Rafa të vazhdojë të shërohet dhe shpresojmë që ta shohim atë të kthehet në turneun tonë vitin tjetër”, deklaroi drejtori i Indian Wells, Tommy Haas.

Fituesi i 22 Grand Slameve kishte triumfuar në garën e Californias, e cila do të nisë javën tjetër, në vitet 2007, 2009 e 2013, ndërsa kishte humbur vitin e kaluar në finale nga amerikani Taylor Fritz.

Nadal i kishte limituar ushtrimet fizike dhe punën në palestër në javët e fundit, ndërsa ka qenë në gjendje ta nisë rikthimin gradual në fushë të hënën.

Ai do të mungojë po ashtu në Miami Open pas tri javësh dhe ndihet keq për këtë punë.

“Ndihem keq që nuk do të mundë të garoj në Indian Wells e sa në Miami. Mjaft keq që s’do të jem atje. Do të më mungojnë krejt fansat e mi amerikanë, por shpresoj që t’i takoj ata gjatë vitit. Do të më duhet të qëndroj për një kohë jashtë turneve, ta nis rehabilitimin, ushtrimet në palestër dhe fizioterapinë, me instruksion të doktorëve. Do të bëhem gati për t’u rikthyer në gjendjen më të mirë”, kishte shkruar Nadal.

Synim i spanjollit është që të jetë prezent në Monte Carlo Masters, ku është 11 herë kampion.

Kjo garë do të fillojë më 9 prill dhe deri në atë kohë, njëri prej tenistëve më të mirë në histori, pritet të jetë i gatshëm. /Gazeta Express/