Nadal eliminohet nga Zverev në terrenin e preferuar të tij - Gazeta Express
string(58) "nadal-eliminohet-nga-zverev-ne-terrenin-e-preferuar-te-tij"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/05/2021 19:02

Nadal eliminohet nga Zverev në terrenin e preferuar të tij

Sporte tjera

Gazeta Express

07/05/2021 19:02

Alexander Zverev e mundi Rafael Nadalin 6-4, 6-4 në çerekfinale dhe eliminoi spanjollin nga Madrid Open.

Kjo ishte humbja e 42-të e Nadal dhe Zverev u bë vetëm kundërshtari i 19-të që e mundi atë në atë që është fusha e tij e preferuar.

Lexo Edhe:

Në pjesëmarrjen e tij të fundit në Madrid Open në 2019, Nadal arriti në gjysmëfinale të turneut ku u mund nga Stefanos Tsitsipas.

Zverev, i cili fitoi turneun një vit më parë, arriti fitoren e tij të tretë radhazi kundër Nadal për të arritur në gjysmëfinalen e tij të dytë në Madrid Open.

Gjermani u kthye nga 4-2 në setin e parë për të shënuar fitore dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Nadal tani do të ketë kohë për t’u përgatitur për Italian Open, ndërsa Zverev do të përpiqet të fitojë titullin e tij të dytë këtë sezon pasi e fitoi edhe Mexican Open. /Gazeta Express/