Muriqi pas ndeshjes, “Do t’i analizojmë gabimet, falë tifozëve do të rikthehemi” - Gazeta Express
string(75) "muriqi-pas-ndeshjes-do-ti-analizojme-gabimet-fale-tifozeve-do-te-rikthehemi"

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 14:52

Muriqi pas ndeshjes, “Do t’i analizojmë gabimet, falë tifozëve do të rikthehemi”

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 14:52

Vedat Muriqi ka reaguar pas barazimit ndaj Osasunas, duke pranuar se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur, por premtoi se do të punojnë për t’u përmirësuar.

“Do t’i analizojmë gabimet dhe do të ecim përpara. Më vjen keq për tifozët, ishin fantastikë sot duke na mbështetur. Ka ende shumë përpara, ndaj të kemi besim dhe të vazhdojmë”, deklaroi ai, shkruan Gazeta Express.

Fjalët e Muriqit tregojnë qartë përkushtimin e ekipit për t’u rikthyer më fuqishëm në sfidat e radhës.

Mallorca gjendet në pozitën e 15-të në La Liga, ndërsa sulmuesi kosovar është golashënuesi i dytë më i mirë në ligën spanjolle me 8 gola mbrapa Kylian Mbappes i cili ka 13 gola në krye të listës./GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement