Murati kujton Tallën, Maliqin e Durmishin në 21 vjetorin e rënies: rënia e tyre themel i lirisë - Gazeta Express
string(95) "murati-kujton-tallen-maliqin-e-durmishin-ne-21-vjetorin-e-renies-renia-e-tyre-themel-i-lirise11"

Gazeta Express

02/12/2019 21:21

Murati kujton Tallën, Maliqin e Durmishin në 21 vjetorin e rënies: rënia e tyre themel i lirisë

Gazeta Express

02/12/2019 21:21

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kujtuar në 21 vjetorin e rënies tre heronjtë Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi.

“Sot u bën 21 vjet nga rënia e shokut tim të dashur Hyzri Tallës me bashkëluftëtarët Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Vitet po kalojnë, e kujtimi për ju nuk po venitet. Përpjekja, lufta, dhe rënia e juaj qëndrojnë fortë në themelet e lirisë së Kosovës dhe janë udhërrëfyes për ta bërë vendin tonë edhe më të mirë, më të begatë e me më shumë mirëqenie”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar tutje se “lufta e popullit shqiptar e prirë nga famëmadhja UÇK e solli lirinë, e pavarësinë e Kosovës si hap i parë drejt bashkimit kombëtar, me betimin për të cilin ranë të gjithë dëshmorët e kombit”.

“Lavdi për Hyzriun, Afrimin e Ilirin. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj e drejtë”, ka thënë Murati.

Advertisement
Advertisement
Advertisement