Murati i VV’së: Jemi pajtuar për ndarjen e ministrive 5 me 5, mos të bëhemi peng i kushtëzimeve - Gazeta Express
string(92) "murati-i-vvse-jemi-pajtuar-per-ndarjen-e-ministrive-5-me-5-mos-te-behemi-peng-i-kushtezimeve"

Gazeta Express

03/12/2019 23:36

Murati i VV’së: Jemi pajtuar për ndarjen e ministrive 5 me 5, mos të bëhemi peng i kushtëzimeve

Gazeta Express

03/12/2019 23:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se LDK dhe VV janë pajtuar për programin qeverisës dhe se tani nuk është koha për kushtëzime.

“Njëmend e kemi! Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Lexo Edhe:

“Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju. Madje edhe zgjodhët të parët”

“Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!” /Express/