Munishi: "Në kohnat e arta të Barcelonës nuk shkojsha me shokë me pa El Clasicon se e disha që na jepin 3-4 golla" - Gazeta Express
string(111) "munishi-ne-kohnat-e-arta-te-barcelones-nuk-shkojsha-me-shoke-me-pa-el-clasicon-se-e-disha-qe-na-jepin-3-4-golla"

Munishi: “Në kohnat e arta të Barcelonës nuk shkojsha me shokë me pa El Clasicon se e disha që na jepin 3-4 golla”

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 10:40

Ismet Munishi po i gëzohet formës së shkëlqyeshme të ekipit të tij të zemrës, Real Madridit.

Analisti i emisionit “Favorit” mbrëmë foli për El Clasicon, të cilën e fituan “Los Blancos” ndaj Barcelonës me rezultat 3:2, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Por, ndërkohë trajneri i njohur kosovar u rikthye në kohë, respektivisht në epokën e lavdishme të Barcelonës së Messit, Xavit e Iniestës, e cila ishte e pandalshme dhe e papërmbajtshme.

Madje, Munishi tregon se si në atë kohë, kur Barça ishte shumë e fortë, refuzonte të shkonte me shokë për ta parë El Clasicon pasi e dinte se gjiganti katalunas do t’ia shënonte 3-4 gola gjigantit madrilen.

 Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/