Munishi: Me qenë tifoz i Realit feston gjithmonë, s’i kuptoj këta të tjerët - Gazeta Express
string(72) "munishi-me-qene-tifoz-i-realit-feston-gjithmone-si-kuptoj-keta-te-tjeret"

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 10:09

Munishi: Me qenë tifoz i Realit feston gjithmonë, s’i kuptoj këta të tjerët

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 10:09

Emisioni “Favorit” në T7 mbrëmë kishte laramani temash.

Krahas sportit vendor, me theks të veçantë futbollit, në emision mbrëmë u diskutua në pjesën e dytë të tij edhe për El Clasicon mes Real Madridit dhe Barcelonës, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi iu gëzua fitores së “Los Blancos” ndaj “Blaugrana”, ndërsa i thumboi tifozët e klubeve të tjera me deklaratat e tij.

“Me kon tifoz i Realit gëzohesh e feston gjithmonë, smuj mi kuptu tifozët e ekipeve të tjera”, deklaroi trajneri kosovar.

“Këtë javë e patëm veç me gëzime”, shtoi Munishi, i cili iu gëzua fitoreve ndaj Manchester Cityt në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kundër Barcelonës në La Liga.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/