Mungon prokurori për shkaqe familjare, shtyhet gjykimi ndaj 12 të akuzuarve - Gazeta Express
string(74) "mungon-prokurori-per-shkaqe-familjare-shtyhet-gjykimi-ndaj-12-te-akuzuarve"

Mungon prokurori për shkaqe familjare, shtyhet gjykimi ndaj 12 të akuzuarve

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 12:38

Ka dështuar seanca ndaj 12 të akuzuarve për marrje dhe dhënie ryshfeti në pikën kufitare “Hani i Elezit”.

Kjo ka ndodhur pasi nuk ishte prezent prokurori i rastit, Naim Abazi.

Lexo Edhe:

Gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj, njoftoi se prokurori Abazi mungon për shkaqe familjare. Në mungesë të kushteve ligjore seanca shtyhet për një datë tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, shtatë zyrtarët doganorë: Tomislav Dimiq, Mensur Stagova, Vladan Ljubiq, Verodrag Miletiq, Admir Sejdiu, Andrija Caviq dhe Mirko Jevtiq, si dhe zyrtari policor Arben Aliu, po akuzohen për “Marrje ryshfeti”. Ndërsa, Bajram Krasniqi, Ahmet Abazi, Sabri Spahiu dhe Dardan Isaj po akuzohen për “Dhënie ryshfeti”.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 13 shkurt 2024, thuhet se prej muajit shtator 2021 deri ne muajin korrik 2022, në pikëkalimin kufitar tek Hani i Elezit, gjegjësisht në zyrën e evidencës paraprake, si dhe gjatë patrullimit si Njësi e Anti-Kontrabandës, në pjesën veriore por edhe në pjesë tjera të vendit, të akuzuarit Tomislav Dimiq, Mensur Stagova, Vladan Ljubiq, Verodrag Miletiq, Admir Sejdiu, Andrija Caviq, Mirko Jevtiq në cilësinë e zyrtarëve doganorë, dhe i akuzuari Arben Aliu në cilësinë e zyrtarit policor, në vazhdimësi secili veç e veç por edhe duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë pranuar mjete monetare në shuma të ndryshme nga vozitës të kompanive të ndryshme dhe persona të tjerë tani për tani të paidentifikuar.

Aktakuza thotë se ryshfetin, të akuzuarit e kanë pranuar në mënyrë që të veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, duke iu mundësuar atyre që të kalojnë më shpejtë, por edhe duke shmangur mbikëqyrjen e rregullt doganore dhe kontrollin e rregullt kufitar, rrjedhimisht duke vepruar në kundërshtim me nenin 41 par. 1, të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, nenin 10 të Ligjit Nr. 04/L-076 për Policinë e Kosovës dhe nenin 12 të Ligjit nr.04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror.

Me këtë, të akuzuarit Dimiq, Stagova dhe Ljubiq akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e sanksionuar me nenin 421, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Sejdiu ngarkohet se nëvazhdimësi ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, par.1 dhe par. 2 lidhur me nenin 77 t kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e sanksionuar me nenin 421, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 Kodit Penal.

urse, të akuzuarit Aliu dhe Miletiq sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” e sanksionuar me nenin 421, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Po ashtu, të akuzuarit Dimiq, Ljubiq, Stagova, Miletiq, Caviq, Sejdiu dhe Jevtiq, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer edhe veprën penale “Marrja ryshfetit” e sanksionuar me nenin 421, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Ndërsa, të akuzuarit Sabri Spahiu, Ahmet Abazi dhe Bajram Krasniqi sipas aktakuzës ngarkohen me veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, par.2 të Kodit Penal. Po ashtu, i akuzuari Dardan Isaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Isaj në terminalin doganor në Mitrovicë, në cilësi të pronarit të “D-Mobile Store” – Ferizaj, pas pagesës së mallit të sekuestruar nga Dogana dhe përmbushjes së detyrimeve doganore, me rastin e tërheqjes së mallit, sipas kërkesës së akuzuarit – zyrtarit doganor Sejdiu, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë ryshfet në shumën prej 200 euro.

Ndërsa, i akuzuari Spahiu ngarkohet se në terminalin doganor ZPD Interevropa në Prishtinë, në cilësi të shpediterit – personit përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit për zhdoganim të mallit, para plotësimit të dokumentit doganor DUD për zhdoganim të mallit të subjekteve “D-Mobile” sh.p.k dhe “D-Mobile Store” sh.p.k në Ferizaj, është dakorduar me të akuzuarin Sejdiu se sa para t’ia kërkojë palës të cilën ia ka dërguar i akuzuari zyrtari doganor Sejdiu, kurse pas përfundimit të procedurës së zhdoganimit, si rezultat i veprimit që i akuzuari- zyrtari doganor Sejdiu ia ka dërguar palën në mënyrë të drejtpërdrejtë para hyrjes së terminalit doganor i ka dhënë ryshfet në shumën prej 50 euro.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Abazi më 21 shtator 2021, në pikëkalimin kufitar tek Hani i Elezit, në cilësi të vozitësit të kompanisë “Shero Tours”, gjatë kohës së kontrollimit të autobusit nga i akuzuari – zyrtari doganor Sejdiu, është afruar tek vetura zyrtare ku po qëndronin të akuzuarit Miletiq dhe Caviq, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë ryshfet një qese me mjaltë dhe brenda saj shumën e parave prej 30 euro të akuzuarit Miletiq.

Edhe i akuzuari Krasniqi, sipas aktakuzës thuhet se më 27 tetor 2021, në pikëkalimin kufitar tek Hani i Elezit, në cilësi të vozitësit të kamionit, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë ryshfet të akuzuarit – zyrtarit policor Aliu, për të shmangur pritjen në kolonë dhe kontrollin e rregullt kufitar, duke ia lënë brenda librezës së kamionit 10 euro ryshfet.