Tërmeti i fuqishëm që e goditi sot Turqinë i ka përfshirë edhe disa sportistë kosovarë.
Më saktësisht, hoteli ku gjendej ekipi i të rinjve kosovarë të mundjes u dëmtua nga ky tërmet i tmerrshëm, shkruan “Gazeta Express”.
Por, fatmirësisht, mundësit kosovarë i shpëtuan më së keqes dhe Federata e Mundjes e Kosovës ka dalë me një njoftim, përmes së cilit tregon se mundësit kosovarë janë shëndosh e mirë dhe se kanë treguar madje edhe heroizëm, duke ju ndihmuar njerëzve nën gërmadha.
Paraprakisht, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës njoftoi për këtë rast, duke treguar se ekipi i mundjes kosovare është mirë dhe se është nisur për në Kosovë.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e lëshuar nga Federata e Mundjes së Kosovës. /Gazeta Express/
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...