Muhamet Ramadani po vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare.
Garuesi kosovar shkëlqeu edhe në Kupën Evropiane U-23, e cila po mbahet në Leiria të Portugalisë.
Atleti ynë e fitoi medaljen e artë në hedhje, pasi e hodhi gjylen në largësi prej 19.28 metrash.
Kjo bëri që garuesi kosovar të përfundojë i pari, përpara gjermanit Eric Maihofer dhe përpara italianit Riccardo Ferrara, të cilët po ashtu e arritën shifrën e 19 metrave, por më pak se Ramadani. /Gazeta Express/