MTI merr vendim: Ndalohen importi i vajit të palmës dhe i djathit me këtë yndyrë bimore - Gazeta Express
string(89) "mti-merr-vendim-ndalohen-importi-i-vajit-te-palmes-dhe-i-djathit-me-kete-yndyre-bimore-ge"

MTI merr vendim: Ndalohen importi i vajit të palmës dhe i djathit me këtë yndyrë bimore

Gazeta Express

11/09/2020 20:06

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dalë me një vendim të ri.

Në këtë vendim trajtohet disa çështje një ndër to është edhe ajo se ndalohet përkohësisht importi i vajit të palmës dhe importi i djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit të prodhurara me yndyrë bimore (vaj palme).

Lexo Edhe:

Po ashtu ndalohet përkohësisht edhe përdorimi i vajit të palmës në prodhimin e produkteve të ngjashme të djathit nga prodhuesit vendor.

Nga MTI-thonë se Dogana e Kosovës është e obliguar për zbatimin e këtij vendimi.

“Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës të bëj hulumtim lidhur me përdorimin e brendshëm të vajit të palmës”.

“Obligohet Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të obligojë operatorët ekonomik të bëj ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore”, thuhet në këtë vendim të siguruar nga Klan Kosova.

Ky u nënshkrua sot nga Vesel Krasniqi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe do të hyjë në fuqi me datën 15.09.2020.