Mot me diell dhe vranësira lokale - Gazeta Express
string(33) "mot-me-diell-dhe-vranesira-lokale"

Mot me diell dhe vranësira lokale

Gazeta Express

23/05/2020 11:57

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius.

Lexo Edhe:

Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbret deri në 9 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 23 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Të dielën pasdite, madje do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Moti jostabil pritet të martën dhe të mërkurën.