“Mos voto, ke frikë Allahun”, thirrjet e çuditshme të vendosura në Çair të Shkupit - Gazeta Express
string(78) "mos-voto-ke-frike-allahun-thirrjet-e-cuditshme-te-vendosura-ne-cair-te-shkupit"

“Mos voto, ke frikë Allahun”, thirrjet e çuditshme të vendosura në Çair të Shkupit

Maqedoni

Gazeta Express

24/04/2024 10:08

Nga ora 7 e mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Ndonëse nga politika është bërë thirrje që të votohet, ndryshe kanë vepruar disa të tjerë.

Lexo Edhe:

“Mos voto”, është thirrja që është bërë me posterët e vendosur në disa vetura të Shkupit.

Kjo fushatë filloi shumë më herët me shkrimin e vendosur tek vendi i njohur si Çairçanja, ku shkruhej “Mos voto ke frikë Allahun” ndërsa tani më ka vazhduar edhe ditën e zgjedhjeve me vendosjen e fletushkave nëpër vetura!

Mjaft reagime në rrjetet sociale për këtë lloj thirrje megjithatë deri tani ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre thirrjeve dhe se kush janë autorët.