“Mos ma shtyj babën”, përplasje verbale mes policëve dhe familjarëve të të moshuarve tek “1 tetori” - Gazeta Express
string(94) "mos-ma-shtyj-baben-perplasje-verbale-mes-policeve-dhe-familjareve-te-te-moshuarve-tek-1-tetori"

“Mos ma shtyj babën”, përplasje verbale mes policëve dhe familjarëve të të moshuarve tek “1 tetori”

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 11:20

Procesi i vaksinimit për personat e moshës mbi 65 vjeç do të vazhdojë edhe sot në të gjitha komunat e Kosovës.

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale nga qytetarët, paraqesin numrin e madh të personave që po presin në radhë për t’u vaksinuar në sallën ‘1 tetori’ në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Madje, kjo ka nxitur që të ketë edhe konflikte mes policisë dhe të moshuarve dhe familjarëve të tyre.

Në një moment, një zyrtar policor thotë “nuk ka numra, shkoni te shpija” e cila shkakton zemërimin e masës.

Më pas, zyrtari policor kërkon ta mbyllë derën derisa duket se e shtynë njërin të moshuar e që provokon reagimin e familjares së tij: “Mos ma shtyjë babën, mos ma shtyjë babën,” – dëgjohet derisa bërtet ajo, e më pas i përmend edhe moshën “79 vjeçare”.