“Mos e provoftë askush”, Fran Frrokaj përfitues i amnistisë, momenti kur del nga burgu - Gazeta Express
string(82) "mos-e-provofte-askush-fran-frrokaj-perfitues-i-amnistise-momenti-kur-del-nga-burgu"

“Mos e provoftë askush”, Fran Frrokaj përfitues i amnistisë, momenti kur del nga burgu

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2024 18:48

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, doli sot nga burgu i Reçit në Shkodër, pasi përfitoi nga amnistia penale.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të burgut ai tha: “Shëndet edhe mbarësi për gjithë shqiptarë kudo që janë. Burgu i shte një eksperience që uroj mos ta provoj askush”.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Fran Frrokaj u dënua me burgim për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Gjykata e Posaçme e shpalli atë fajtor për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” duke i caktuar 2 vite burgim, por nga gjykimi i shkurtuar u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

Ai dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së lezhës, u akuzuan se kishin bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Hetimet për tjetërsimin e pronave kanë nisur në vitin 2017-tës.