Morena sërish beqare, ndahet nga i dashuri pas një kohe të shkurtër - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

02/07/2020 11:17

Morena sërish beqare, ndahet nga i dashuri pas një kohe të shkurtër

Rozë

Gazeta Express

02/07/2020 11:17

Morena Taraku pranoi pak javë më parë se ndodhej në një lidhje të re dashurie, pas ndarjes nga biznesmeni iranian Sasha Sobhani. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja, përmes një reagimi në rrjete sociale, ku shkruante se po shijonte romancën e re dhe se ndihej e lumtur.

Mirëpo, duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë me partnerin, të cilin Morena vendosi ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Së fundmi, ajo ka ndarë një foto në Instastory, në të cilën shkruhet:

“Të jesh single nuk do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton.”. Kaq ka mjaftuar të spekulohet se këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes disa mujore.

Morena u komentua shumë edhe për lidhjen me biznesmenin iranian, me të cilin i dha fund pak kohë më parë. Por, gjithashtu ajo është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes dhe për fotot topless që ndan me ndjekësit.

View this post on Instagram

💙

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on