Mjeku Koni shpjegon sterilizimin: Një set kushton 2.4 €, koncesionarit i paguajmë 190 € - Gazeta Express
string(85) "mjeku-koni-shpjegon-sterilizimin-nje-set-kushton-2-4-e-koncesionarit-i-paguajme-190-e"

Mjeku Koni shpjegon sterilizimin: Një set kushton 2.4 €, koncesionarit i paguajmë 190 €

Gazeta Express

27/01/2020 21:12

Pas uljes së vlerës me 1.4 milion euro në 1 vit të koncesionit të sterilizimit nga ministria e Shëndetësisë, ka nisur sërish debati për këto koncesione.

I ftuar në televizionin Ora, mjeku Artan Koni është shprehur se seti i sterilizimit kushtet rreth 2.4 euro, ndërkohë që qeveria shqiptare e paguan me 190 euro seti.

Lexo Edhe:

Koni, po ashtu ka krahasuar çmimet se sa kushton një set në vendet e tjera evropiane, ku sipas tij, pjesa më e madhe kap vlerën e 2-3 eurosh.

Koni: Sterilizimi i një seti bëhej me 2.4 euro, kurse ne koncesionarit i paguajmë 190 euro. Thonë që këto lekë nuk kushtojnë vetëm për sterilizimin, por edhe për të blerë disa aparatura, por gjithsesi sido  që të jetë është një diferencë e madhe. Ndërkohë që në Gjermani sterilizimi i një seti kushton 0.8 euro, ose në Turqi kushton 1 euro, ne gjithë botën  rrahim te 1, 2, 3 euro, neve këtu na del 190 euro, sipas koncesionit.