Misioni i librave shkollor në Serbi - kështu rehabilitohet figura dhe glorofikohet Drazha, çetniku  që u akuzuan për krime lufte dhe mizori të tjera - Gazeta Express
string(144) "misioni-i-librave-shkollor-ne-serbi-keshtu-rehabilitohet-figura-dhe-glorofikohet-drazha-cetniku-qe-u-akuzuan-per-krime-lufte-dhe-mizori-te-tjera"

Misioni i librave shkollor në Serbi – kështu rehabilitohet figura dhe glorofikohet Drazha, çetniku  që u akuzuan për krime lufte dhe mizori të tjera

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 9:25

Në librat e një lënde në Serbi glorifikohet lideri çetnik Drazha Mihailoviq Personazhi i prijësit çetnik Drazha është paraqitur si trim dhe si i dënuar padrejtësisht në mësimin për Luftën e Dytë Botërore, në tekstin “Natyra dhe shoqëria” për klasën e katërt.

Përkatësisht, “Logos”, d.m.th. autorët e tekstit shkollor, shkruajnë se Mihailoviqi “u dënua padrejtësisht me vdekje dhe u pushkatua me akuza të rreme për tradhti dhe bashkëpunim me armikun”, shkruan Nova

Lexo Edhe:

Ndodh shpesh që nxënësit serbë të mësojnë ndryshe për të njëjtën temë, por ky dallim më së shumti i referohet renditjes së temave në vetë tekstin shkollor, ilustrimeve të ndryshme, emrave të mësimeve e të ngjashme.

Megjithatë, një dallim në veçanti tërhoqi vëmendjen dhe ka të bëjë me mësimin për Luftën e Dytë Botërore dhe ngjarjet pas saj.

“Aktori kryesor” i temës, lideri çetnik Dragoljub Drazha Mihailoviq, në librin shkollor të shtëpisë botuese “Novi logos” paraqitet si dikush që “është dënuar padrejtësisht me vdekje dhe pushkatuar me akuza të rreme për tradhti dhe bashkëpunim me armikun”.

Përkatësisht, në rubrikën për Luftën e Dytë Botërore në tekstin e klasës së katërt “Natyra dhe shoqëria”, me autor Aleksandar Kandiq, Gordana Subakov Simiq, Zheljko Vasiq, Ivana Petroviq dhe Ivan Matejiq, dhe botuar nga “Logos”, biografia e Përmendet Dragoljub Drazha Mihailoviq

“Dragoljub Drazha Mihailoviq mori arsim ushtarak. Mori pjesë në luftërat ballkanike, ndërsa si oficer i ushtrisë serbe u dallua në Luftën e Parë Botërore. Në Mbretërinë e Jugosllavisë ka kryer detyra të rëndësishme ushtarake në periudhën ndërmjet Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai udhëhoqi lëvizjen çetnike çlirimtare që luftoi për mbretin dhe atdheun. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ai u dënua padrejtësisht me vdekje dhe u pushkatua me akuza të rreme për tradhti dhe bashkëpunim me armikun”, thuhet në tekstin shkollor në faqen 145.

Në vitin 1946, Mihajlloviq u ekzekutua për tradhti të lartë dhe bashkëpunim me nazistët pas vendosjes së komunizmit, por javën e kaluar gjykata e Beogradit anuloi vendimin, duke vendosur se gjyqi i Mihajlloviqit pas Luftës së Dytë Botërore ishte “politik dhe ideologjik” dhe se ishin bërë gabime të mëdha ligjore.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat e tij u akuzuan për krime lufte dhe mizori të tjera.

Disa prej togerëve të tij të lartë në fushë bashkëpunuan haptazi me italianët dhe gjermanët nazistë në emër të ruajtjes së besimit ortodoks të Serbisë dhe të kombit. Çetnikët gjithashtu vunë në shënjestër dhe vranë myslimanë boshnjakë dhe kroatët si edhe komunistë.