Mirlind Daku dhuron "show" me asistimin e tij, Rubini ndan pikët me Lokomotivën - Gazeta Express
string(76) "mirlind-daku-dhuron-show-me-asistimin-e-tij-rubini-ndan-piket-me-lokomotiven"

Mirlind Daku dhuron “show” me asistimin e tij, Rubini ndan pikët me Lokomotivën

Sport

Gazeta Express

20/04/2024 14:56

Rubin Kazan dhe Lokomotiva Moska kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 25-të në Premierligën e Rusisë.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Ak Bars Arena” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mirlind Daku ishte protagonist në këtë ndeshje, pasi asistoi te goli i skuadrës së tij.

Asistimi për Valentin Vada (21′) nga sulmuesi shqiptar erdhi pasi fillimisht dribloi mirë në zonën kundërshtare.

Për Dakun ishte ky asistimi i tij i tretë këtë sezon, krahas pesë golave.

Në anën tjetër, te skuadra nga Moska sot mungoi Mario Mitaj, shkaku i kartonëve.

Rubin Kazani pas këtij barazimi ka 33 pikë dhe renditet i nënti në tabelë.

Lokomotiva Moska është e katërta me pesë pikë më shumë. /Gazeta Express/