Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë - Gazeta Express
string(62) "mirlind-daku-dhe-vesa-vllasaliu-behen-prinder-per-here-te-pare"

Sport

Gazeta Express

18/12/2025 19:10

Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë

Sport

Gazeta Express

18/12/2025 19:10

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, kanë bërë të ditur lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë.

Dyshja publikuan lajmin në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit gëzimin dhe emocionin e tyre. Vajza e porsalindur u pagëzua me emrin Miresa.

Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!” – shkroi Daku, duke bashkëngjitur edhe një fotografi të vogëlushes.

Vesa Vllasaliu gjithashtu ndau emocionet e saj për këtë moment të veçantë, duke përshkruar lumturinë e saj dhe të partnerit. Pavarësisht se janë bashkë prej kohësh, çiftit rrallëherë i kanë shpërndarë detaje personale nga jeta private, duke e bërë lajmin e ardhjes së Miresës edhe më të veçantë për ndjekësit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement