MINT hap thirrjet për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme - vlera e mbështetjes 2.5 milionë euro - Gazeta Express
string(112) "mint-hap-thirrjet-per-perkrahjen-e-ndermarrjeve-mikro-te-vogla-dhe-te-mesme-vlera-e-mbeshtetjes-2-5-milione-euro"

MINT hap thirrjet për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme – vlera e mbështetjes 2.5 milionë euro

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 16:21

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën janë lansuar tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.

Ministrja Hajdari, tha se vlera e programit është 2.5 milionë euro, ndërsa aplikimi do të bëhet përmes aplikacionit e-Kosova.

Lexo Edhe:

“Janë grant, skema të reja që po i lansojmë sot si grant skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, grant për certifikimin e produkteve dhe atë për digjitalizimin e bizneseve. Përkrahja dhe fuqizimi i bizneseve tona që janë shtytës kryesor të zhvillimit dhe transformimit socio ekonomik dhe mjedisor në vendin tonë, është një nga synimet kryesore të qeverisjes sonë. Vlera e mbështes është 2.5 milionë euro, aplikimi bëhet përmes aplikacionit e-Kosova”, ka thënë ajo.

Hajdari ka thënë se kjo mbështetje përkthehet në fuqizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e ndërmarrësve, duke theksuar se në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar.

“Ndërsa nga vlera prej 2.5 milion euro, 1.7 do të jenë të dedikuara për grant skena për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, 500 mijë euro për gram skemën për certifikimin e produkteve, si dhe 300 mijë euro për për digjitalizimin e bizneseve, ku kjo e fundit është në bashkëpunim dhe financim me projektin nga mbështetja e agjencisë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim. Përkrahja financiare ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, qoftë përmes rritjes së eksportit, përmes certifikimit apo rritjes së pjesëmarrjes së produkteve në tregun vendor, rritjen e investimeve, dhe punësimit”.

“E gjithë kjo mbështetje përkthehet në fuqizimin e ekonomisë sonë dhe zhvillimin e ndërmarrësve tanë të mëtejmë që kanë shumë potencial. Deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për qytetarët tanë “, ka thënë ajo./EO