Ministrja Haxhiu vizitoi të burgosurat, u foli për kohën kur ishte vetë në burg - Gazeta Express
string(78) "ministrja-haxhiu-vizitoi-te-burgosurat-u-foli-per-kohen-kur-ishte-vete-ne-burg"

Ministrja Haxhiu vizitoi të burgosurat, u foli për kohën kur ishte vetë në burg

Gazeta Express

08/03/2020 19:50

Për veprat që kanë bërë sa ishin në liri, po e vuajnë dënimin prapa grilave, në qendrën korrektuese në Lipjan.

Përditshmëria e tyre nis tek qelitë e mbaron tek rrethojat e qendrës.

Njëjte po e presin edhe 8 Marsin, ditën ndërkombëtare të gruas.

Por 42 gratë e burgosura të dielën u bënë gati për një vizitë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte zgjedhur që në këtë ditë festë , ti vizitojë ato.

Lexo Edhe:

Haxhiu fillimisht u prit nga Drejtori i Kësaj Qendre, Heset Loku.

Së bashku biseduan për disa probleme me të cilat po përballet kjo Qendër Korrektuese.

Pas kësaj, Haxhiu u nis për në sallën ku të burgosurat po e prisnin me padurim.

Madje ato vetë ishin përkujdesur që këtu të mos mungojnë as ëmbëlsirat.

Me të arritur në sallë, Haxhiu përshëndeti të dënuarat një nga një.

E disa prej tyre, duket se nuk ishin figura të panjohura për Ministren e Drejtësisë.

Kjo pasi në të kaluarën vetë Haxhiu kishte qëndruar në Qendrës Korrektuese, pasi ishte e dënuar për hedhje të gazit lotsjellës.

E këtë gjë ajo e përmendi edhe para të dënuarave.

Haxhiu i uroi gratë për këtë festë, por ajo nuk kishte sjell as një dhuratë me vete.

E për këtë ajo pati një arsye.

E këtë vendim të Haxhiut e priti një nga të dënuarat.

Të burgosurat filluan t’i parashtrojnë kërkesat e tyre.

Njëra nga to, pati ankesa për vendimet gjyqësore.

E një tjetër pati ankesa për sa i përket lirimit me kusht.

Derisa Haxhiu po i dëgjonte kërkesat, ajo po mbante edhe shënime.

Në fund të këtij takimi, ministrja pranoi edhe një dhuratë të punuar nga duart e të burgosurat.

Haxhiu pas gjithë këtyre ankesave disa i pa si prioritet.

Në burgun e Lipjanit aktualisht vuajnë dënimin 42 gra, e veprat që kanë kryer janë nga më të ndryshmet.

Megjithatë gjithnjë nëpër data të caktuara ato gjejnë motiv edhe për festë siç ndodhi edhe në këtë 8 Mars.