Ministria e Sportit e shpërblen Donjeta Sadikun me 14 mijë euro për suksesin në Botëror - Gazeta Express
string(87) "ministria-e-sportit-e-shperblen-donjeta-sadikun-me-14-mije-euro-per-suksesin-ne-boteror"

Ministria e Sportit e shpërblen Donjeta Sadikun me 14 mijë euro për suksesin në Botëror

Sporte tjera

Gazeta Express

23/05/2022 12:14

Ministria e Sportit e ka shpërblyer Donjeta Sadikun për suksesin e jashtëzakonshëm që e arriti në Kampionat Botëror.

Lexo Edhe:

Boksieria kosovare u stolis me medalje të bronztë në garën prestigjioze që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Dhe, për suksesin e saj, boksieria nga Gollaku u shpërblye me 14 mijë euro, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, trajnerja e saj, Mariola Sallauka i mori 7 mijë euro si shpërblim.

Ministri Hajrulla Çeku theksoi se kjo është një e arritur e madhe, jo vetëm për boksin, por edhe për krejt Kosovën.

Ai e ka përgëzuar Donjetën, duke shtuar se puna e sportistëve të suksesshëm po bën që flamuri i Kosovës të ngritet në garat më të mëdha ndërkombëtare në sport, shkruan “Gazeta Express”.

Donjeta nga ana e saj e falënderoi ministrin dhe Ministrinë e Sportit për këtë shpërblim, ndërsa zbuloi se do të synojë t’i sjellë medalje të tjera vendit të saj, ndërsa qëllimi i saj kryesor është që ta fitojë medaljen edhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. /Gazeta Express/