Ministria e Brendshme do të lëshojë dokumente personale edhe sot - Gazeta Express
string(64) "ministria-e-brendshme-do-te-leshoje-dokumente-personale-edhe-sot"

Ministria e Brendshme do të lëshojë dokumente personale edhe sot

Maqedoni

Gazeta Express

24/04/2024 9:58

Ministria e Brendshme bën me dije se sot do të vijoj me punë normalisht.

Nga dikasteri i brendshëm thonë se të gjithë qytetarët që kanë paraqitur kërkesë për letërnjoftime të reja mund t’i marrin ato nëse janë gati.

Lexo Edhe:

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se departamenti i çështjeve civile, përkatësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative pranë MPB-së do të punojnë për dhënien e dokumenteve personale me orar pune nga ora 08:00 deri në 19:00”, njoftojnë nga MPB.

Qytetarët e Shkupit do të mund të marrin letërnjoftimet e tyre në stacionet policore në territorin e qytetit./GazetaExpress/