Ministria e Arsimit pa strategji për vitin e ardhshëm shkollor - Gazeta Express
string(62) "ministria-e-arsimit-pa-strategji-per-vitin-e-ardhshem-shkollor"

Gazeta Express

06/06/2020 17:17

Ministria e Arsimit pa strategji për vitin e ardhshëm shkollor

Gazeta Express

06/06/2020 17:17

Drejtuesit e arsimit për tu ballafaquar me sfidat që i sjell virusi covid 19, tashmë duhej të kishin hartuar planin A. B dhe C për vijimin e mësimit. Profesori i pedagogjisë me përvojë disadekadëshe në arsim, Xheladin Murati mendon se nxënësit duhet të kthehen në shkollë me orar dhe aktivitete të reduktuara.

Sipas tij klasat e ulëta mund të mësojnë në një ditë, ndërsa të lartat ditën tjetër, ndërsa mësimi në distance të realizohet sipas standardeve bashkëkohore, e jo me improvizime.

Lexo Edhe:

Tjetër është mësimi konkret, mësimi direkt me nxënës ku nxënësi e ka përpara mësuesin dhe mësuesen dhe kërkon zgjidhje prej tij. Mësimi në largësi që mbahet te nuk është në realitet mësim që quhet mësim në largësi sepse mbahet përmes platformave të ndryshme. Kjo është çështje e institucioneve arsimore, çështje e Ministrisë së Arsimit për të marrë qëndrime të prera edhe pse shumë ekspert duhet të japin mendimin e tyre si të organizohet viti shkollor, si të fillon viti shkollor, si të koncentrohet përmbajtje mësimore në një lëmi të caktuar- deklaroi  Xheladin Murati, profesor.

Edhe mësimdhënësit shprehin shqetësimet e tyre për vitin e ardhshëm shkollor. Mësuesja Qirezi thotë se pa mësim sërish mund të mbeten fëmijët që u takojnë familjeve që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Edhe tash shumë vështirësi kemi sepse dihet se shumica e nxënësve nuk kanë, dihet kushtet tona si janë, nuk kanë mjete dhe nuk janë gjithmonë në gatishmëri të jenë online, nëpër mjete elektronike. Do të jetë shumë shumë e dëmshme edhe besoj që do të ketë pasoja sikurse në çdo lëmi, edhe në fushën e arsimit. Besoj që I gjithë procesi arsimor do të ketë pasoja dhe do të ketë ngecje- pohoi Fitore Qirezi, mësuese në sh.f “7 Marsi”

Me vendim të Qeverisë, viti shkollor 2019-20 do të përfundoj më 10 qershor. Gjatë periudhës së jashtëzakonshme procesi edukativo arsimor u realizua në versionin online përmes platformave të ndryshme varësisht zgjedhjes që ka bërë mësimdhënësi.