Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK'në gjeneroze, zgjedhjet e reja s'ndryshojnë rezultat - Gazeta Express
string(91) "ministri-krasniqi-oferta-e-kurtit-per-ldkne-gjeneroze-zgjedhjet-e-reja-sndryshojne-rezultat"

Ballina

Gazeta Express

23/04/2026 17:56

Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK’në gjeneroze, zgjedhjet e reja s’ndryshojnë rezultat

Ballina

Gazeta Express

23/04/2026 17:56

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili është edhe partner i koalicionit me LVV-në, ka thënë se oferta e Kurtit për LDK-në është gjeneroze, shkruan Express.

“Dy propozimet e Kurtit për LDK-në në perspektivën time janë gjeneroze”, ka thënë Krasniqi në FRONTAL të T7.

Ai ka thënë se nuk beson që zgjedhjet e reja do të sjellin ndonjë rezultat dhe se është optimist që do të gjendet zgjidhje në ditët e mbetura.

“Nëse shkojmë në zgjedhje, do të nis cikli i ri zgjedhor, rezultati do të jetë aty prapë. S’shoh që do të prodhojnë ndonjë rezultat ndryshe”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ai ka thënë se ka ende hapsirë për të gjetur një rrugëdalje, nëse opozita nuk është duke shpresuar që do të ketë ndryshim rezultati në zgjedhje.

“Kam biseduar me kryeministrin meqë jemi partnerë. Unë dua të jem shumë i drejtpërdrejtë, mendoj që ka ende hapësirë nëse opozita nuk po shpreson që shkuarja në zgjedhje mund ta ndryshojë rezultatin”, ka thënë ai./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement