Miftaraj: Mosrespektimi i afatit 30 ditor është shkelje Kushtetuese por nuk e çon vendin në zgjedhje - Gazeta Express
string(99) "miftaraj-mosrespektimi-i-afatit-30-ditor-eshte-shkelje-kushtetuese-por-nuk-e-con-vendin-ne-zgjedhje"

Ballina

Gazeta Express

06/08/2026 13:18

Miftaraj: Mosrespektimi i afatit 30 ditor është shkelje Kushtetuese por nuk e çon vendin në zgjedhje

Ballina

Gazeta Express

06/08/2026 13:18

Ehat Miftaraj nga IKD në një përgjigje për Express ka thënë se mosrespektimi i afatit 30 ditor të vendosur nga Kushtetuesja s’ka pasoja juridike dhe vendi nuk shkon në zgjedhje.

Megjithatë ai thotë se Kurti s’e ka problem që ta shkelë Kushtetutën sa herë të dojë.

“Në bazë të aktgjykimit afati 30 ditor është obligativ. Por moszbatimi i këtij afati s’ka pasojë juridike, pra vendi nuk shkon në zgjedhje. Por kjo e tregon qasjen e VV’së të cilët s’e kanë problem ta shkelin Kushtetutën sa herë të duan”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë rast duhet të funksionalizohet nisma e IKD-së që e bën vepër penale mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë rast vlen iniciativa e IKD-së që nëse s’zbatohet afati Kushtetues, Avni Dehari do të kryente vepër penale duke pranuar kërkesën e paligjshme të Kurtit për shtyrje të seancës”, ka thënë Miftaraj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement