Hasani sqaron situatën në Kuvend: S'shkohet në zgjedhje me automatizëm nëse s'ka konstituim, pasojat juridike pas afatit janë më të rënda - Gazeta Express
string(133) "hasani-sqaron-situaten-ne-kuvend-sshkohet-ne-zgjedhje-me-automatizem-nese-ska-konstituim-pasojat-juridike-pas-afatit-jane-me-te-renda"

Ballina

Gazeta Express

06/08/2026 14:28

Hasani sqaron situatën në Kuvend: S’shkohet në zgjedhje me automatizëm nëse s’ka konstituim, pasojat juridike pas afatit janë më të rënda

Ballina

Gazeta Express

06/08/2026 14:28

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, ka sqaruar edhe atë se çfarë ndodh në rast të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës deri nesër, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se nuk prodhohet asnjë efekt juridik, rrjedhimisht vendi nuk shkon me automatizëm në zgjedhje.

Megjithatë ai potencon faktin se pasojat juridike që prodhohen janë pas skadimit të afatit 30 ditor, meqë vendi mbetet pa Kuvend dhe pa president, madje për këtë të fundit sqaron se nuk ekziston prej sot.

 “Sipas Kushtetutës dhe aktgjykimit të parafundit të Gjykatës Kushtetuese, nuk prodhohet asnjë pasojë juridike kur Kuvendi nuk konstituohet, në raport me vullnetin e lirë të shprehur nga qytetarët e vendit. Pra, nuk shkohet në zgjedhje me automatizëm.Pasojat juridike që prodhohen janë edhe më të rënda dhe konsistojnë në atë se Kosova, nga skadimi i afatit tridhjetëditor, nesër, mbetet pa dy organe qendrore kushtetuese: nuk ka Kuvend të Kosovës dhe President të Republikës. Ky i fundit, as në kapacitetin e ushtruesit të detyrës, nuk ekziston nga sot”, ka thënë ai për Express.

Hasani sot gjithashtu ka sqaruar se Albulena Haxhiu me aktin e betimit si deptuete, ka humbur pozitën e u.d të Presidentit dhe se vendi është pa shef të shtetit. Sipas profesorit Hasani, Kuvendi pas konstituimit duhet të procedojë me zgjedhjen e Presidentit të ri./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement