Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, është pyetur për ftesën e sotme të Kurtit për t’u takuar. Ai ka thënë se edhe më herët i ka bërë thirrje Kurtit për debat, meqë thotë s’dëshiron që të takohet në zyrë e “pastaj pas takimit Kurti të dalë e t’i gënjejë qytetarët për atë që është biseduar në takim”, shkruan Express.
Gjini i ka kërkuar ballafaqim në televizion Kurtit, për të parë e dëgjuar të gjithë qytetarët se për çfarë po flitet.
“Nashta e kisha taku Albin Kurtin, në debat e kam thirrë. Me na pa krejt populli çka po flasim jo prapa zyrës për me e bo një fotografi e me dalë me i rrejt njerëzit për çka kemi folë. Me kamera, le ta zgjedh studion, gazetarin, televizionin, orën, kur të dojë, me na dëgju populli”, ka deklaruar Gjini./Express/