Ministri Çeku: KOK-u do ta ketë mbështetjen e plotë të MKRS-së - Gazeta Express
string(61) "ministri-ceku-kok-u-do-ta-kete-mbeshtetjen-e-plote-te-mkrs-se"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/03/2021 15:51

Ministri Çeku: KOK-u do ta ketë mbështetjen e plotë të MKRS-së

Sporte tjera

Gazeta Express

26/03/2021 15:51

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti në takim drejtuesit e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi – kryetar dhe dy nënkryetarët, Eugen Saraçini dhe Gazmend Maxhuni.

Lexo Edhe:

Ministri Çeku i uroi drejtuesit e KOK-ut për marrjen e detyrës për një cikël të ri olimpik 4 vjeçar. Ministri tha se ministria do t’i qëndrojë prapa KOK-ut dhe organizatave sportive.

“Sportistët dhe organizatat sportive janë ato që do t’i paraprijnë proceseve kurse ne si ministri do të jemi në mbështetje dhe si lehtësues në avancimin e mëtejmë të sportit”, tha ndër të tjera ministri Çeku, duke ofruar gatishmërinë e plotë të përkrahjes së MKRS-së për KOK-un dhe organizatat sportive.

Ndërkaq, kryetari i ri i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e uroi ministrin për detyrën e re. Ai tha se deri më tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me ministrinë.

“Synimi i ynë është që të arrijmë suksese edhe më të mëdha në sport, sidomos në prezantimin e Kosovës jashtë vendit”, tha Krasniqi.

Ministri Çeku e kryetari Krasniqi vlerësuan se synimi i përbashkët për avancimin e sportit dhe arritjen e sukseseve të reja do të bëhet përmes një koordinimi të ngushtë dhe një bashkëpunimi e komunikimi dy palësh, organizatave sportive si prijatar të proceseve dhe MKRS-së si mbështetës e lehtësues. /Gazeta Express/