Ministri Çeku e përgëzon Donjeta Sadikun për kualifikim në Olimpiadë, ajo i premton medalje - Gazeta Express
string(90) "ministri-ceku-e-pergezon-donjeta-sadikun-per-kualifikim-ne-olimpiade-ajo-i-premton-medalje"

Ministri Çeku e përgëzon Donjeta Sadikun për kualifikim në Olimpiadë, ajo i premton medalje

Boks

Gazeta Express

13/03/2024 12:29

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku e ka pritur sot në zyrën e tij boksieren më të mirë kosovare, Donjeta Sadiku, e cila së fundmi e siguroi normën olimpike për të marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit në verën që po vjen.

Ministri e përgëzoi boksieren nga Gollaku për suksesin e arritur në garën e fundit, ndërsa i uroi suksese edhe në “Paris 2024”, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Çeku theksoi se Donjeta i premtoi atij se do të fitojë medalje olimpike.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e bërë në rrjetet sociale nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku. /Gazeta Express/