Mimoza Kusari-Lila zbulon se sa para nga buxheti i shtetit mbetën të pashpenzuara vjet - Gazeta Express
string(86) "mimoza-kusari-lila-zbulon-se-sa-para-nga-buxheti-i-shtetit-mbeten-te-pashpenzuara-vjet"

Mimoza Kusari-Lila zbulon se sa para nga buxheti i shtetit mbetën të pashpenzuara vjet

Lajme

Gazeta Express

13/09/2023 21:12

Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, u pyet për investimet kapitale në Pressing në T7, që cilësohen si të pakta.

Gjatë diskutimit të kësaj teme, ajo tha se vitin e kaluar kanë mbetur rreth 30 milionë euro të pashpenzuara dhe jo 700 milionë siç ka deklaruar opozita, sipas saj.

Lexo Edhe:

“Ka qenë, vitin e kaluar, opozita ka deklaru që janë deri 700 milionë teprica, qeveria i shpenzon mjetet sipas faturave të projekteve të cilat janë në proces dhe në fund të vitit të gjithë e dinë që shumica e projekteve dhe raporteve të punës të cilat dërgohen për t’u paguar, ndodhin në muajin tetor-nëntor, në fund të vitit nuk ka pasur diku as 30 milionë të pashpenzuara në vitin 2022”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo tha se LVV ndër vite ka kritiku formën e shpenzimit të mjeteve nga buxheti i shteteve për ndërtimin e autostradave.

“Nuk ka qenë LVV kundër ndërtimit, por kundër formës së financimit me buxhet të drejtpërdrejtë”, shtoi ajo.