“Mua më pëlqen të shënoj gola, tash këtë do ta bëj për Spartakun”, Mirlind Daku prezantohet në ekipin e ri - Gazeta Express
string(102) "mua-me-pelqen-te-shenoj-gola-tash-kete-do-ta-bej-per-spartakun-mirlind-daku-prezantohet-ne-ekipin-e-ri"

Sport

Gazeta Express

06/08/2026 14:26

“Mua më pëlqen të shënoj gola, tash këtë do ta bëj për Spartakun”, Mirlind Daku prezantohet në ekipin e ri

Sport

Gazeta Express

06/08/2026 14:26

Mirlind Daku është bërë me ekip të ri.

Sulmuesi kosovar është transferuar tek Spartak Moska duke i dhënë fund eksperiencës së suksesshme me Rubin Kazanin.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa e zgjodhi fanellën me numrin 19, të cilën jemi mësuar ta shohim duke e veshur zakonisht, shkruan “Gazeta Express.

Daku i kaloi tre sezone te Rubin Kazani duke i shënuar të paktën 10 gola në secilin sezon dhe u vendos si një nga sulmuesit më të mirë në ligën ruse.

Ai i ka realizuar 38 gola dhe i ka bërë 10 asistime në 89 ndeshje për klubin e Kazanit.

Me gjatësi 192 centimetra, përfaqësuesi shqiptar jo vetëm që luan me sukses si një sulmues i fuqishëm, por është gjithashtu i mirë në asiste falë trajtimit të shkëlqyer të topit.

Përpara se t’i bashkohej Rubinit, Daku luajti në Kosovë për Hajvalinë, Llapin dhe Ballkanin, ndërkohë edhe pë Kukësin e Shqipërisë, Osijekun e Kroacisë dhe Murën e Sllovenisë.

Sezoni më produktiv i sulmuesit gjilanas ishte sezoni 2020/21, kur ai i shënoi 31 gola dhe u bë golashënuesi më i mirë i ligës së Kosovës.

“Mua më pëlqen të shënoj fola. Tash këtë do ta bëj për Spartakun”, tha Daku në videon prezantuese të tij.

Daku luajti për ekipin kombëtar të Kosovës në nivelin e të rinjve, dhe në vitin 2023, ai e pranoi një ftesë për ekipin kombëtar të Shqipërisë dhe që atëherë i ka luajtur 17 ndeshje për Kuqezinjtë, përfshirë edhe ato në Kampionatin Evropian.

Pas nënshkrimit me Spartakun, Mirlind vizitoi muzeun e klubit në “LUKOIL ARENA” dhe e ndoqi ndeshjen e kupës kundër Orenburgut.

Ai do ta zhvillojë seancën e tij të parë stërvitore me ekipin të premten.

Klubi rus i ka uruar mirëseardhje Dakut, ndonëse tifozët e Spartakut e kundërshtuan transferimin e tij, duke e shprehur hapur urrejtjen ndaj shqiptarëve. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement