Mickoski, thirrje për protestë! - Gazeta Express
string(31) "mickoski-thirrje-per-proteste-2"

Mickoski, thirrje për protestë!

Gazeta Express

24/02/2020 20:51

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për nesër ka bërë thirrje për protestë, nga ku do të kërkohet përgjegjësi nga siç u shpreh ai “koka e oktapodit”.

Sipas paralajmërimeve të Mickoskit, protesta do të filloj në ora 18:00 para Prokurorisë dhe do të vazhdoj deri tek Gjykata Supreme.

Lexo Edhe:

“I ftoj të na bashkëngjiten të gjithë qytetarët, nga të gjitha bashkësitë dhe përcaktimet. Kjo nuk është protestë vetëm e VMRO-DPMNE-së, por e të gjithë qytetarëve të cilët e dinë se frenuesi kryesor është Zaevi. Protestë nga ku do të kërkojmë përgjegjësi për padrejtësitë dhe se fajtor është Zaevi! Përgjegjësi për kokën e oktapodit i cili nuk mund të fshihet”, tha Mickoski.