Meta mesazh Ramës me një video të 2012: Mbahet fjala njëherë se nuk bëhet kijameti - Gazeta Express
string(81) "meta-mesazh-rames-me-nje-video-te-2012-mbahet-fjala-njehere-se-nuk-behet-kijameti"

Meta mesazh Ramës me një video të 2012: Mbahet fjala njëherë se nuk bëhet kijameti

Gazeta Express

15/07/2020 11:11

Presidenti Meta ka përcjellë një video të kryeministrit Rama, kur ai në vitin 2012 deklaronte se PS nuk do të bënte ‘gabime të përsëritura’ duke ndryshuar kushtetutën njëlloj siç u bë në vitin 2008.

 “Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti!“, shkruan Meta.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet…

Publiée par Ilir Meta sur Mercredi 15 juillet 2020

Kujtojmë se qeveria së bashku me opozitën e re, miratuan në komisionin e ligjeve ndryshimet kushtetuese të nevojshme për të bërë të mundur hapjen (pjesërisht) e listave si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, dy pika të cilat janë kundërshtuar jo vetëm nga opozita jashtëparlamentare, por edhe nga zëra të rëndësishëm në Gjermani, si ai i Johan Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU-së./Express