Messit do t’i ofrohet kontrata e re nga PSG-ja pas përfundimit të Kupës së Botës, zbulohen disa nga detajet - Gazeta Express
string(105) "messit-do-ti-ofrohet-kontrata-e-re-nga-psg-ja-pas-perfundimit-te-kupes-se-botes-zbulohen-disa-nga-detajet"

Messit do t’i ofrohet kontrata e re nga PSG-ja pas përfundimit të Kupës së Botës, zbulohen disa nga detajet

Sport

Gazeta Express

01/12/2022 20:01

Lionel Messit thuhet se do t’i ofrohet një kontratë e re nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Sipas “Goal”, klubi francez e ka njoftuar 35-vjeçarin se ai do të ketë në tavolinë ofertën e re, në të cilën përfshihet kontrata e re 2-vjeçare – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi nuk pritet të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij deri pas përfundimit të Kupës së Botës, pasi është i fokusuar vetëm te arritja e suksesit me Argjentinën.

Te PSG-ja thuhet se janë optimistë për shanset e tyre për të rinovuar me shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Messi ka gjithsej 12 gola dhe 14 asistime nga 19 ndeshjet me parisienët këtë sezon.

Kontrata e ish-sulmuesit të Barcelonës me PSG-në skadon më 30 qershor 2023.

Në marrëveshjen aktuale mes palëve ekziston opsioni që Messi të vazhdojë qëndrimin në “Parc des Princes” për së paku edhe një tjetër sezon. /Gazeta Express/