Mesazhi i tifozëve të Trepçës para ndeshjes me Prishtinën - Gazeta Express
string(57) "mesazhi-i-tifozeve-te-trepces-para-ndeshjes-me-prishtinen"

Sport

Gazeta Express

23/04/2023 17:35

Mesazhi i tifozëve të Trepçës para ndeshjes me Prishtinën

Sport

Gazeta Express

23/04/2023 17:35

Tifozët e KB Trepçës ’89 kanë shfaqur një mesazh sot, pak para fillimit të ndeshjes së katërt gjysmëfinale, ndaj Sigal Prishtinës.

Mesazhi i shfaqur nga “Torcida” vije një ditë pas akuzave të klubit kryeqytetas, shkruan Gazeta Express.

Të shtunën, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, Prishtina pretendoi se ka zbuluar një skandal të madh, duke shkruar se gjyqtarët grekë, të caktuar për ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Trepçës të zhvilluar në mesajvë, janë parë duke u takuar me dikë që ka tentuar t’i ofrojë ryshfet për të favorizuar mitrovicasit.

KB Trepça reagoi pastaj duke e mohuar kategorikisht se “kanë gisht” në këtë rast.

Sot, në ditën e ndeshjes se katërt të serisë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Prishtinës, një reagim erdhi nga tifo-grupi mitrovicas.

“KB Trepça e pastër si kristalet tona”, thuhet në parullën e shfaqur nga “Torcida” në palestrën “Minatori”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement