Mërgim Berisha vazhdon me formën e lartë, ia siguron Augsburgut fitoren ndaj Leverkusenit - Gazeta Express
string(88) "mergim-berisha-vazhdon-me-formen-e-larte-ia-siguron-augsburgut-fitoren-ndaj-leverkusenit"

Mërgim Berisha vazhdon me formën e lartë, ia siguron Augsburgut fitoren ndaj Leverkusenit

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 22:27

Mërgim Berisha po vazhdon me formën e mirë në Bundesligë, duke shënuar gol në ndeshjen e tretë radhazi.

Sulmuesi nga Kosova shënoi sonte kundër Bayer Leverkusenit, duke shkuar kështu në kuotën e gjashtë golave në kampionatin gjerman, krahas edhe katër asistimeve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Goli i sulmuesit nga Kosova, i shënuar në minutën e 55-të, doli të jetë vendimtar pasi Augsburgu regjistroi fitore minimale, 1:0.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për javën e 19-të, teksa u zhvillua në “WWK Arena”.

Augsburgu pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të në tabelë.

Ndërkaq, Bayer Leverkuseni renditet i nënti me 24 pikë. /Gazeta Express/