Mendy gëzohet, familjari i tij s’ka koronavirus - Gazeta Express
string(45) "mendy-gezohet-familjari-i-tij-ska-koronavirus"

Gazeta Express

14/03/2020 17:57

Mendy gëzohet, familjari i tij s’ka koronavirus

Gazeta Express

14/03/2020 17:57

Benjamin Mendy i Manchester Cityt e ka konfirmuar lajmin se anëtari i familjes së tij për të cilën dyshohej se ishte infektuar me koronavirus doli negativ në testin për këtë virus.

Mbrojtësi anësor ishte detyruar të vetizolohej të enjten, pas shqetësimeve se një familjar i tij ishte infektuar me koronavirus, pasi që kishte pasur disa simptoma të virusit dhe ishte dërguar në spital, transmeton Gazeta Express.

“Klubi është i vetëdijshëm se një anëtar i familjes së një lojtari tonë është në spital me simptoma të virusit, pasi që ka probleme me frymëmarrje”, kishte thënë një zëdhënës i klubit.

“Ai i ka bërë testet në spital për virusit Covid-19. Deri sa të dalin rezultatet e testit, lojtari ynë do të vetizolohet si masë parandaluese”.

Përderisa Mendy është ende duke i pritur rezultatet e tij, ai ka bërë të ditur se familjari i tij ka testuar negativisht në testin për koronavirs.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Së pari, dua t’ju falënderoj për të gjitha mesazhet përkrahëse pas familjet për vendosjen time në karantinë. Sot, njerëzit e afërm të mi morën rezultat negativ në testin për virusin Covid-19, por është e rëndësishme që të gjithë të marrin përgjegjësi në këtë kohë delikate, për ta mbrojtur veten dhe, më së shumti, ata që janë më të dobët në luftën kundër kësaj pandemie”, shkroi Mendy.

“Kështu që ju ftoj të gjithëve t’i ndiqni udhëzimet e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë që ta ndalim përhapjen e virusit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe t’i kthehemi normalitetit. Kujdesuni për veten dhe për të dashurit tuaj”. /Gazeta Express/

View this post on Instagram

Bonjour à tous, Je tenais avant tout à vous remercier pour vos nombreux messages de soutien suite à la nouvelle concernant ma mise en quarantaine. Aujourd'hui, les résultats se sont avérés négatifs pour mon entourage, mais il est important que tout le monde prenne ses responsabilités dans cette période délicate, pour vous protéger vous mais surtout pour protéger les plus faibles face à l'épidémie. Je vous invite donc à suivre les consignes données par l'OMS afin de stopper le plus rapidement possible la propagation du virus et de reprendre le cours normal des choses. Prenez soin de vous et des vôtres??Hamdoulilah♥️ #CoronaOut https://www.who.int/fr/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/advice-for-public @who ————————————————————————————Good morning, everyone, First of all, I would like to thank you for your numerous messages of support following the news about my quarantine. Today, the results were negative for those around me, but it is important that everyone takes their responsibilities in this delicate period, to protect you but above all to protect the weakest in the face of the epidemic. I therefore invite you to follow the instructions given by the WHO in order to stop the spread of the virus as quickly as possible and to get back to normal. Take care of yourself and your beloved ones??Hamdoulilah♥️ #CoronaOut https://www.who.int/fr/emergencies/diseased/novel-coronavirus-2019/advice-for-public @who

A post shared by Benjamin Mendy (@benmendy23) on

Advertisement
Advertisement
Advertisement