Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Menduh Abazi, në llogarinë e tij ka publikuar platformën programore të partisë, shkruan Express.
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenia sociale do të jenë elemente kyçe në këtë mandat, ka cekur Abazi.
“Do të rriten ndihmat sociale për të gjitha kategoritë që janë përfitues të ndihmës sociale. Do t’i rrisim pensionet për të gjitha kategoritë përfituese. Do ta rregullojmë tërë infrastrukturën ligjore të pensioneve, duke ju mundësuar qytetarëve të marrin më shumë se një pension, kur i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar Abazi.
Ky është postimi i plotë i ish-gazetarit: