Menaxheri i Ardian Ismajlit thotë se lojtari është i gatshëm për një aventurë të re - Gazeta Express
string(83) "menaxheri-i-ardian-ismajlit-thote-se-lojtari-eshte-i-gatshem-per-nje-aventure-te-re"

Menaxheri i Ardian Ismajlit thotë se lojtari është i gatshëm për një aventurë të re

Futboll

Gazeta Express

27/03/2024 10:33

Pak ditë më parë, Ardian Ismajli u lidh me një kalim të mundshëm tek skuadra e Napolit.

E menaxheri i tij, Sergio Mezi thotë se klienti i tij është i gatshëm për hapin para në karrierë.

Lexo Edhe:

 Sipas menaxherit italian, Ismajli përfundimisht do të largohet nga Empoli.

Napoli mbetet favorit për transferimin e 27-vjeçarit më të përfunduar edicioni aktual.

Por, në garë për mbrojtësin shqiptar janë edhe Genoa e Sassuolo.

Ismajli ka kontratë me Empolin deri në vitin 2025. Këtë edicion ka 22 paraqitje në Serie A, ndërsa është pjesë e Empolit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Spezia.