Meksika shënon rreth 700 viktima të koronavirusit për 24 orë - Gazeta Express
string(60) "meksika-shenon-rreth-700-viktima-te-koronavirusit-per-24-ore"

Meksika shënon rreth 700 viktima të koronavirusit për 24 orë

Gazeta Express

09/08/2020 12:19

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Meksikë janë regjistruar 695 viktima të reja të koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në një ndër shtetet më të mëdha të Amerikës Latine shkoi në 52,006, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 6,495 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e personave të prekur shkoi në 475,902, që është një ndër më të lartat në botë.

Zyrtarët meksikanë kanë thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar ka gjasë të jetë goxha më i madh se shifra zyrtare e rasteve të konfirmuara.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit në tërë rajonin, zëvendësministri meksikan i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell, tha para gazetarëve se pandemia do të zgjasë.