Media e kontrolluar nga Vuçiq ndërpren transmetimin për fjalimin e Osmanit në Këshill të Sigurimit - Gazeta Express
string(98) "media-e-kontrolluar-nga-vuciq-nderpren-transmetimin-per-fjalimin-e-osmanit-ne-keshill-te-sigurimit"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 9:57

Media e kontrolluar nga Vuçiq ndërpren transmetimin për fjalimin e Osmanit në Këshill të Sigurimit

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 9:57

Mediumi serb Tanjug, i kontrolluar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka ndërprerë transmetimin para se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ta merrte fjalën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Vuçiq, ky medium e ka ndërprerë transmetimin.

Lexo Edhe:

Ndryshe, dje është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të organizuar për të diskutuar raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Përgjatë fjalimit të saj, Osmani ka folur edhe për gratë që ka qenë pjesë e delegacionit të saj në takim – një e mbijetuar e masakrave të kryera nga forcat jugosllave në Kosovë, Elhame Muçolli, një grua që ka familjarë të zhdukur në luftë, Fahrije Hoti, si dhe dy gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, dhe Shyhrete Tahiri.

Ajo e ka përsëritur nevojën për drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Vuçiq është ankuar pse ato kanë marrë pjesë në takim, duke thënë se ato nuk janë pjesë e stafit diplomatik, dhe pse është diskutuar për të kaluarën, sidomos për kohën e luftës, duke pretenduar se në kohën e luftës ka pasur edhe gra serbe të dhunuara seksualisht në Kosovë.

Osmani, në anën tjetër, ka thënë se gratë pjesëmarrëse janë edhe pjesë e kabinetit të saj.