Tomë Gashi del me një postim për Martin Berishajn: Ka dhënë deklaratë në PSRK, është konfidenciale - Gazeta Express
string(96) "tome-gashi-del-me-nje-postim-per-martin-berishajn-ka-dhene-deklarate-ne-psrk-eshte-konfidenciale"

Tomë Gashi del me një postim për Martin Berishajn: Ka dhënë deklaratë në PSRK, është konfidenciale

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 16:19

Avokati kosovar, Tomë Gashi, i cili është edhe avokat i ambasadorit Martin Berishaj, ka thënë se ambasadori Berishaj e ka përfunduar dëshminë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Gashi ka thënë se deklarata e tij është konfidenciale dhe se si avokat s’mund të thotë asgjë për deklaratën e dhënë nga ambasadori para Prokurorisë.

Lexo Edhe:

Avokati Gashi në reagim ka përmendur kërkesën e tij të paraqitur para Prokurorisë më 27 janar 2023, që ambasadori Berishaj të japë deklaratë sqaruese për pretendimet në media./Express/

Reagimi i plotë:

 Te dashura gazetare

Te dashur gazetar

Martin  Berishaj qyh me 27.01.2023 ka paraqit kerkese per te dhene deklarate sqaruese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves lidhur me pretendimet qe kan dale ne media

Martini tashme ka dhene deklarate ne PSRK

Deklarata e tije eshte konfidenciale

Une per shkak te kesaj situate si avokat i Martinit nuk munde te ju them asgje per permbajtjen e kesaj deklarate

Shoke e shoqe  ju uroj  gezuar Pashket e vikend te mire