Këngëtari Khuba ka vendosur të largohet nga Ferma Vip 3.
Khuba e ka marrë këtë vendim pak ditë më parë, ku ka kërkuar nga Agai largimin nga reality show.
“Më mungon privatësia dhe qetësia. Kjo ishte një sfidë për veten. Jam I lumtur që do t ëiki në shtëpi”, ka thënë Khuba tek Agai.
Më tej, në një komunikim me moderatoren Arbana Osmani, Khuba tha: “E mendova se do ishte më e lehtë”.
Khuba ka treguar respekt dhe mirënjohje për pjesën tjetër të fermerëve, veçanërisht për Malborën, me të cilën kishte edhe më tepër afrimitet.