Nëse jeni në kërkim të një veture të re, moderne dhe me garanci të plotë, Foleja Motors sjell ofertën që e bën zgjedhjen më të lehtë se kurrë. Me modelet më të reja Opel, përfitoni jo vetëm cilësinë dhe teknologjinë gjermane, por edhe siguri afatgjatë për çdo kilometër që bëni.
Aktualisht, klientët mund të përfitojnë 5 vite servis falas (deri në 100.000 km) dhe 5 vite garancion (deri në 100.000 km), duke eliminuar shqetësimet për kostot e mirëmbajtjes dhe duke ju dhënë qetësi të plotë gjatë përdorimit të veturës.
Në ofertë janë dy nga modelet më të kërkuara të Opel:
Opel Astra L Hybrid, me çmim duke filluar nga 25,900€, kombinon dizajnin elegant, teknologjinë moderne dhe efikasitetin e lartë në konsum. Është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë performancë, rehati dhe ekonomi në një veturë të vetme.
Ndërsa Opel Frontera Hybrid, me çmim duke filluar nga 21,500€, sjell një kombinim perfekt mes hapësirës, prakticitetit dhe teknologjisë hibride. E përshtatshme për familje dhe për ata që kërkojnë më shumë fleksibilitet në përditshmëri.
Si distributori i vetëm i autorizuar i Opel në Kosovë, Foleja Motors garanton produkte origjinale, shërbim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo klient.
Për më shumë informata ose për të rezervuar test-vozitjen tuaj, kontaktoni në 049 95 95 91 ose vizitoni showroom-in e Foleja Motors.