Më 21 Prill në Veri pritet të ketë edhe kontejnerë si qendra votimi - Gazeta Express
string(67) "me-21-prill-ne-veri-pritet-te-kete-edhe-kontejnere-si-qendra-votimi"

Më 21 Prill në Veri pritet të ketë edhe kontejnerë si qendra votimi

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 16:01

Meqë drejtorët e 33 shkollave në Veri kanë refuzuar që këto objekte të shfrytëzohen si qendra të votimit, sekretariati i KQZ’së ka përgatitur një raport që “shumica dërrmuese” e qendrave të votimit të jenë në objekte publike.

Gazeta Express nga burimet e saj brenda KQZ’së mëson se si qendra të votimit për të dielën po planifikohet të përdoren edhe kontejnerët, njëjtë siç kishte ndodhur në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Express ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ’së, Valmir Elezi, për ta konfirmuar këtë informacion, por i njëjti nuk i është përgjigjur pyetjeve të redaksisë.

Pak më parë, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ’së, Burim Ahmetaj, tha se kanë gjetur zgjidhje për qendra të votimit. Ai tha për Express se kanë identifikuar lokacionet dhe pritet që KQZ sot në mbledhje t’i miratojë ato.

“Jemi duke punuar, i kemi identifikuar lokacionet kështu që pritet sot në mbledhje të KQZ’së me i qitë dhe me i miratu. Kështu që deri në mbledhje jemi në proces të përgatitjeve e nuk mund të japë më shumë informacione. I kemi akomoduar kërkesat, dmth të gjitha qendrat e votimit janë akomoduar nëpër objekte, tash pritet miratimi pasi ta përgadisim raportin”, tha Ahmetaj.

Ai tha se “shumica dërrmuese janë objekte publike”.

Të dielën në katër komunat veriore do të mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve aktualë. Lista Serbe ka thënë se nuk do të marrin pjesë dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që ta bëjnë të njëjtën gjë. /GazetaExpress/