Drejtorët e shkollave në Veri refuzuan, KQZ: Shumica e qendrave të votimit do të jenë në objekte publike - Gazeta Express
string(102) "drejtoret-e-shkollave-ne-veri-refuzuan-kqz-shumica-e-qendrave-te-votimit-do-te-jene-ne-objekte-publike"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 15:23

Drejtorët e shkollave në Veri refuzuan, KQZ: Shumica e qendrave të votimit do të jenë në objekte publike

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 15:23

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ’së, Burim Ahmetaj, në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se kanë gjetur zgjidhje për qendra të votimit pasi 33 shkolla refuzuan që të kryejnë këtë funksion për votimin e 21 prillit që do të mbahet në katër komunat veriore të Kosovës.

Ahmetaj tha se kanë identifikuar lokacionet dhe pritet që KQZ sot në mbledhje t’i miratojë ato.

Lexo Edhe:

“Jemi duke punuar, i kemi identifikuar lokacionet kështu që pritet sot në mbledhje të KQZ’së me i qitë dhe me i miratu. Kështu që deri në mbledhje jemi në proces të përgatitjeve e nuk mund të japë më shumë informacione. I kemi akomoduar kërkesat, dmth të gjitha qendrat e votimit janë akomoduar nëpër objekte, tash pritet miratimi pasi ta përgadisim raportin”, tha Ahmetaj për Express.

Ai tha se “shumica dërrmuese janë objekte publike”.

Dje në mbledhjen e KQZ’së, Ahmetaj tha se drejtorët e 33 shkollave kanë refuzuar që këto objekte të shërbejnë si qendra të votimit. Ai tha se qasje kanë në 10 shkolla në Veri

“Drejtorët e shkollave kanë pasur qasje refuzuese KKZ-ve në shkolla me pretendimet se në këto shkolla nuk do të lejohen të përdoren si qendra të votimit në këto komuna. Lidhur me këtë Sekretariati i KQZ i ka dërguar shkresë edhe kryetarëve të katër komunave, në bazë të cilave ka sqaruar obligimet ligjore të cilat komunat kanë në raport me KKZ, pra që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që qendrat e votimit të jenë të qasshme dhe funksionale”, tha ai. /GazetaExpress/